Rehn për vizat: Propozimi për Shqipërinë, në mesin e 2010-ës
Komisioni Europian mund të propozojë në mesin e vitit 2010 heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnie Hercegovinën. Kështu ka deklaruar komisioneri për zgjerim në bllokun 27-anëtarësh në mbledhjen e drejtuesve të komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel. Sipas Rehn, duke u krahasuar me zonat e tjera të botës, Evropa JugLindore gëzon një stabilitet politik, dedikuar kjo, edhe perspektivës europiane të këtij rajoni. Sipas tij, qëllimi i BE është, që Shqipëria dhe Bosnia të ndjekin rrugën e fqinjëve të tyre përsa i përket liberalizimit të vizave. Është e rëndësishme,- vlerësoi komisioneri për zgjerim që të dyja këto vende të vazhdojnë reformat dhe të plotësojnë kushtet. Sipas tij, në momentin që propozimi për heqjen e vizave do të hyjë në fuqi, pasaportat e reja biometrike, do të jenë të mjaftueshme për të udhëtuar drejt vendeve Shengen. Sa i takon zgjedhjeve të qershorit në Shqipëri, komisoneri për zgjerim, tha se ishin zgjedhjet më të mira të zhvilluiara ndonjëherë. Rehn theksoi se KE do të jetë gati të japë opionionin e tij lidhur me aplikimin e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat, sapo të publikohet edhe raporti përfundimtar për zgjehjet nga OSBE-ODHIR. Në fjalën e tij, Olli Rehn i kushtoi një rëndësi të veçantë edhe situatës në Kosovë, duke e cilësuar atë të qendrueshme, pavarësisht disa problemeve të shënuara kohët e fundit. Sipas tij, Kosova po ecën përpara sa i takon implementimit të ligjeve, në një kohë që BE do të bëjë gati raportin vlerësues për Prishtinën zyrtare në muajin tetor. Rehn tha se prioritete të Bllokut, vazhdojnë të jenë anëtarësimi i Kroacisë, përafrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor me BE, zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës etj.