E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te paraburgosurit braktisin ngujimin

Sarande- Dy te paraburgosurit ne Komisariatin e Sarandes lene greven e urise ne diten e nente. Dalja nga ngujimi i nisur para nderrimit te viteve nga Atdhetar Prroi dhe Arsen Shuaipaj, ka qene negociata dhe biseda me kryetarin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor te Sarandes, Alltun Cela dhe me prokurorin Alfred Agollin. Burime zyrtare konfirmuan dje lajmin per gazeten "KJ" dhe bene me dije se Atdhetar Prroi, pretendonte per zvarritje te procesit gjyqesor nga gjykata. Ne komunikimin me te riun, i eshte argumentuar se vonesa ne gjykimin ndaj tij ka qene e pashmangshme, pasi fillimisht ceshtja ka qene e gjykuar nga gjyqtarja Nevrie Duka, ndersa me vone ka nisur te gjykohet nga gjyqtari Rasim Doda. Ndersa i paraburgosuri tjeter, Arsen Shuaipaj, eshte sqaruar se nuk ka ndonje vonese ne hetimet ndaj tij. Sipas prokurorit Alfred Agolli, ato jane brenda afateve ligjore, pasi Shuaipaj eshte arrestuar ne muajin tetor dhe procesi hetimor eshte brenda periudhes kohore 3-mujore, kohe kjo qe e percakton edhe ligji.

Komunikimi i drejtperdrejte, i titullareve te gjyqesorit dhe prokurorise me keta dy te paraburgosur ne kushtet e greves se urise dhe argumentimi i tyre, ka bere qe ata t'i pranojne ato dhe t'i japin fund ngujimit ne diten e nente. Dy te rinjte akuzohen per "ndihme per kalim te paligjshem te kufirit".

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›