Hedhja e kryqit ne Osum, fitojne ortodokset
Berat- Pas tre vjetesh, kryqin e hedhur ne ujerat e lumit Osum e kap nje besimtar ortodoks. Dje ne Berat eshte zhvilluar ceremonia e Ujit te Bekuar, ndersa 10 djem jane zhytur ne ujin e ftohte per te kapur kryqin e hedhur nga Ura e Gorices. Ceremonia eshte drejtuar nga kryepeshkopi i Beratit, Vlores, e Kanines, imzot Ignatis. Edhe pse 24 ore me pare shirat dhe renia e debores nuk kane munguar ne malin e Tomorrit, mengjesi i djeshem ka trokitur me kremtim ne kishe. Kryqin ne ujrat e lumit e kapi 18 vjecari Fjordi Naqe, i cili ia dorezoi me pas kryepeshkopit Ignati. Te rinjte jane ndare ne dy grupe, por kete here kane triumfuar besimtaret ortodokse, pasi tre vjet me radhe kundershtaret kishin fituar shperblimin. Me pas ata kane trokitur ne dyerte e shtepive duke perfituar edhe dhurata nga besimtaret, sipas tradites se Ujit te Bekuar. Ceremonia eshte zhvilluar ne kishen e Shen Spiridhonit.
E.H.
E.H.