Gjen vdekjen në spital 58-vjeçari, si pasojë e frakturave

Ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak të Tiranës 58 vjeçari, Aqif Zaimi, i cili u aksidentua rëndë mesditën e djeshme në qytetin e Beratit, pasi u përplas nga një mjet, ndërsa udhëtonte me biçikletë.
Burime të familjes Zaimi në lagjen " 30 Vjetori" të këtij qyteti bënë me dije se babai i tre fëmijëve humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku mbëriti që prej pasdites të së premtes pas një aksidenti. 58 vjeçari nuk ka mundur ti mbijetoj gjatë plagëve dhe frakturave të mëdha dhe ndëroi jetë në spital.
Ai u aksidentua rreth orës 14:40 minuta të ditës së premte në aksin nacional Berat- Skrapar, pasi u përplas nga një mjet tip Fiat Punto me targa të Beratit 4439 A, e cila drejtohej nga një 21 vjeçar.