Prangosen të rinjtë, të cilët kanë kryer vjedhje
Shërbimet e Komisariatit të Lushnjes në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Lushnje, kanë bërë të mundur identifikimin, zbulimin dhe arrestimin e shtetasve Haxhi Hasani, 17 vjeç dhe Darjen Maledhi 20 vjeç, të cilët kanë kryer një vjedhje të një sasie parash në një nga karburantet e Autostrades Lushnje- Fier në kërcënimin e një arme zjarri.
Shtetasit në fjalë e kanë kryer veprën penale në oret e para të mëngjesit të sotem por janë arrestuar pa i shijuar akoma frutet e punes së tyre.
Nga kontrolli në banesë të dy personave, iu gjet dhe nje sasi prej 10 gramësh lende narkotike e dyshuar kanabis sativa. Materialet në ngarkim, i janë derguar Prokurorisë, për veprime të metejshme.