E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermeni: "Shqipëria nuk është Libia"

“Shqipëria nuk është Libia, ja pse nuk duhet të kemi një kryeministër që ju thotë bijve të nënave në protestë, të droguar. Shqipëria nuk është sulltanat, ja pse nuk duhet ta tolerojmë një kryeministër që bën sulltanin duke i quajtur burrat e gratë opozitar, minj”.
 

Kjo ishte akuza e radhës nga Partia Socialiste ndërsa kërkoi largimin nga qeveria të kryeministrit Sali Berisha, i cili nuk ka sjellë progres në vend por vetëm humbje.
 

“Ky lloj kryeministri s`është udhërrëfyesi i popullit drejt Europës së dinjitetit njerëzor, po një udhëheqës keqbërësish që kanë vjedhur zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë, e vranë për të vazhduar të vjedhin”.
 

Deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni, nën një valë akuzash, kërkoi që kryeministri ti japë fund një herë e mirë kësaj qeverisje korrupsioni dhe se rrugëzgjidhja optimale do të ishte largimi i tij nga pushteti.
 

“Pa Saliun Shqipëria s`do vritet, vidhet e gënjehet nga qeveria e vet dhe shqiptarët s`do shahen më mes njeri tjetrit” tha Gjermeni.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›