E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojne protestat e naftetareve te Albpetrolit

FIER - Ka vijuar diten e marte protesta e naftetareve. Rreth 100 naftetare jane grumbulluar para godines se Albpetrol sh.a ne Patos duke protestuar per rikthimin e tyre ne vendet e punes.


Fillimisht ata kane levizur ne kembe ne rrugen nacionale Patos- Fier dhe me pas kane perfunduar ne godinen e kompanise. Jane naftetaret qe jane prekur se fundmi nga reforma ata qe te gjendur ne mes te rruges pas largimit nga puna ne kete sektor jane ndeshur dhe me friken tjeter te tyre ate te mungeses se statusit te naftetareve.


Pikerisht per kete arsye protestuesit kane renditur si nje nga kerkesat kryesore te tyre dhenien e statusit te naftetareve nga shteti. I kerkojme qeverise qe te mbaje premtimet dhe te na jape statusin e naftetarit se shumica ketu kane mbi 20 vjet pervoje pune dhe u flakem ne rruge si pa te keq tha nje nga naftetaret i cili vijoi se nuk behet fjale se po dalim nga puna se nje dite do te largoheshim me privatizimin e kompanise por ne po luftohemi politikisht.


Te njejtin mendim mbeshtesin edhe pothuajse te gjithe protestuesit. Nuk eshte reforme ne emer te ristrukturimit por ne emer te spastrimit politik jane shprehur shumica e naftetareve te cilet kane deklaruar gjithashtu se pervec largimit nga puna kompania u ka mbajtur dhe rrogen e te pakten 2 muajve. Protestuesit kane kerkuar te kontaktojne me kreret e kompanise Albpetrol sh.a por as dje nuk kane mundur ta permbushin kete kerkese te tyre.


Ata kane qendruar per me shume se 1 ore perpara godines se Albpetrolit duke shkaktuar dhe konfuzion ne rrugen Fier - Patos dhe me pas jane shperndare duke kercenuar per nje vazhdimesi te protestave te tyre deri ne permbushje te kerkesave. Kerkesat kryesore te naftetareve jane rikthim ne vendet e punes rishikim te kritereve te reformes marrjen e statusit te naftetarit dhe likuidimin e pagave te prapambetura.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›