Vret me thike burrin e motres pas konflikteve

DURRS/ Policia ka prangosur 12 minuta pas ngjarjes 41-vjecarin Halil Mema kunat i viktimes Dritan Roci
Mesohet se Roci baba i tre femijeve nuk kishte qene dakord me ndarjen dhe e shqetesonte gruan tek prinderit
Ne qytetin e Durresit si pasoje e nje konflikti familjar qe kishte perfunduar ne divorc ka ndodhur nje vrasje ne mes te lagjes nr 8. Vrasja ka qene tronditese pasi eshte kryer me arme te ftohte dhe ka pasur gjak te shumte rruges.
Deshmitare nga vendi i ngjarjes thane se ka pasur deri zenie gjaku te disa personave me ndjeshmeri ndaj ngjarjeve te tilla te renda. Skena makaber e vrasjes ka ndodhur ne oren 1740 dhe nga konflikti i pergjakshem ka mbetur i vdekur 35-vjecari Dritan Roci.
Policia ka deklaruar se autori i vrasjes ka qene 41-vjecari Halil Mema kunati i viktimes. Vrasja sipas banoreve te lagjes ka ndodhur nga ndarja e disa muajve me pare mes viktimes dhe motres se autorit.
Per shkak te konflikteve me bashkeshortin me te cilin kishte tre femije gruaja kishte shkuar te prinderit. Te dhenat flasin se disa here me radhe viktima e ka shqetesuar bashkeshorten derisa diten e marte eshte diktuar edhe nga vellai i saj me i madh i cili ne gjaknxehtesi e siper e ka qelluar me nje thike ne qafe dhe gjoks.
Nga deshmite e para mesohet se cifti kishte tre muaj qe ishte ndare dhe prej asaj kohe gruaja ishte kthyer ne shtepine e prinderve. Megjithate 35-vjecari nuk e kishte pranuar faktin e ndarjes dhe per kete qellim kishte shkuar disa here tek familja e prinderve te bashkeshortes se tij.
Te njejtat burime sqarojne se viktima e shqetesonte gruan gje qe ka nxitur dhe konfliktin mes dhendrit dhe familjes se bashkeshortes duke perfunduar ne vrasje.
Ngjarja
Gjithcka ndodhur ne oret e pasdites. Viktima ka qene duke udhetuar me nje motociklete te kapacitetit te vogel 50-kubikesh ne nje rrugice te lagjes nr. 8 dhe para tij ka dale kunati i cili thuhet se ka qene ne gjendje te pire. Ai i ka dale para mjetit motorik dhe e ka goditur me thike direkt e ne fyt gje qe i ka care aorten duke bere qe te humbiste shume gjak dhe pak minuta me pas viktima ka vdekur ne rruge.
Autori i vrasjes ka marre rrugen dhe ka tentuar qe te largohet nga vendi i ngjarjes por eshte pikasur nga nje punonjes i policise i cili ka lajmeruar ne komisariat dhe e ka shoqeruar ne distance derisa eshte realizuar edhe arrestimi i tij 12 minuta pas realizimit te vrasjes se kunatit duke siguruar edhe armen e krimit nje thike me gjatesi rreth 25 cm.
Policia
Policia ka deklaruar se me date 14.09.2010 rreth ores 1740 ne lagjen 8 Durres e pikerisht ne afersi te vendit te njohur me emrin Dyqani i Dylit eshte vrare me arme te ftohte shtetasi Dritan Roci 35 vjec lindur e banues ne Durres i martuar me 3 femije. Policia ka theksuar se nga hetimet e bera ka rezultuar se autor i dyshuar i ngjarjes eshte shtetasi Halil Mema 41 vjec me arsim 7 klase i martuar pa femije i padenuar me pare.
Ky shtetas dyshohet se per motive te dobeta ka qelluar fillimisht me mjete te forta dhe me pas me nje arme te ftohte thike shtetasin Dritan Roci me te cilin kishte lidhje familjare pasi motra e tij ishte e martuar me te demtuarin. Pas ngjarjes autori eshte larguar dhe nderhyrja ne kohe e sherbimeve te Drejtorise se Policise Qarkut dhe Njesise Rajonale per Policine Rrugore ka bere te mundur kapjen e tij dhe bllokimin e armes se krimit.