Perdhunon te moshuaren 83-vjecare arrestohet i riu
GRAMSH/ E moshuara jetonte vetem ka lajmeruar femijet per ngjarjen. Sipas oficereve te policise gjyqesore 22-vjecari Klodian Shuli do ti nenshtrohet edhe nje kontrolli psikik
GRAMSH - Nje ngjarje e rralle dhe e padegjuar me pare eshte regjistruar ne fshatin Kukur te rrethit te Gramshit. 22-vjecari hyn naten ne shtepine e bashkefshatares dhe perdhunon nje grua jo pak por 83 vjece.
Askush nuk e ka besuar fillimisht as policia por pas verifikimeve te para kjo ngjarje ka rezultuar e vertete. Autori eshte arrestuar nje nate me pare ne oret e vona te mbremjes pas denoncimit te bere nga te aferm te te moshuares.
Burime te policise se Elbasanit bejne te ditur se eshte arrestuar shtetasi Klodian Agim Shuli 22 vjec me banim ne fshatin Kukur te komunes me te njejtin emer. I riu ishte shpallur ne kerkim pasi 24 ore me pare gjate nates ka hyre ne banesen e nje shtetaseje 83-vjecare dhe e ka perdhurnuar.
Sipas policies 22-vjecari lindur ne fshatin Velcan dhe me banim ne fshatin Kukur ka kryer marredhenie me nje grua 83-vjecare bashkefshatare e tij teksa kjo ishte e vetme ne shtepi.
Nga te dhenat e para 22-vjecari ka thyer deren dhe ka dhunuar te moshuaren e me pas eshte larguar. E moshuara e ka njohur dhe ka telefonuar femijet e saj ne Tirane. Keta te fundit kane lajmeruar policine dhe vetem pas mesdite eshte depozituar kallezimi ne polici.
Fillimisht eshte menduar se mos ngjarja ishte nje sajim por pasi jane bere verifikimet dhe ekspertet kane konfirmuar dhunen seksuale eshte bere edhe shpallja ne kerkim e autorit.
Mesohet se 22-vjecari Shuli eshte kapur ne kodrat perreth fshatit gjate oreve te mbremjes. I riu eshte pyetur per ngjarjen dhe sipas agjenteve te hetimit gjendja e tij mendore nuk shfaqte probleme te dukshme. Gjithsesi 22-vjecari do ti nenshtrohet nje ekzaminimi psikiatrik.
E moshuara e tronditur nga gjithcka ka ndodhur ka thene se gjithcka kishte ndodhur kur ajo kishte rene te flinte dhe se e kishte njohur te riun i cili nuk ishte perpjekur te mbulonte fytyren.
22-vjecari qe me gjithe mbiemrin e njejte nuk ka lidhje te aferta gjaku me viktimen do te duhet te pergjigjet per vepren penale marredhenie seksuale me dhune. Detajet e kesaj ngjarjeje pritet te zbardhen ne vazhdim te procedimit te dosjes ne gjykate.