E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata shpall te pafajshem Zaharine per rrembimin e zviceranes

TIRAN- Gjykata per Krime te Renda vendosi deklarimin te pafajshem te Fotaq Zaharise per akuzen e grabitjes dhe rrembimit te zviceranes Janku nente vite me pare ne fshatin Poro te rrethit te Vlores.


Trupi gjykues ne arsyetimin e vet u shpreh se ne asnje rast gjate shqyrtimit gjyqesor nuk u provua se njeri nga grabitesit dhe rrembyesit e shtetases zvicerane te martuar ne familjen Janku te ishte Fotaq Zaharia.


Mbi bazen e mungeses se provave sipas vendimit Zaharia deklarohet i pafajshem per keto vepra penale. Ne seancen e djeshme vete i pandehuri nuk ishte i pranishem dhe perfaqesohej nga avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata. Prokurori Anton Martini nje jave me pare gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare kerkoi nga togat e zeza denimin e Zaharise me 22 vjet burg.


Nderkohe vlonjati Zaharia po vuan denimin me 24 vjet burg dhene nga kjo gjykate per plagosjen e ish-shefit te krimeve ne Vlore gjate tentimit per arrestimin e tij dhe rrembimin e nje te mituri duke e perdorur si mburoje per ti ikur policise ne momentin e operacionit per prangosjen e tij disa vite me pare.


Ngjarja per te cilen u deklarua i pafajshem Zaharia ka ndodhur me 19 nentor 2001 vetem pak muaj pasi Fotaq Zaharia Ermir Habili dhe shtetasit Armando Bega e Haxhi Hoxha jane arratisur nga dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise se Vlores.


Pas kesaj arratisjeje Zaharia ka jetuar prane familjes se Habilit me te cilin dyshohej se e ka kryer grabitjen dhe me pas rrembimin e shtetases zvicerane me inicialet M.J.


Dyshohej se mesnaten e dates 19 nentor Habili i shoqeruar nga nje person tjeter qe per prokurorine ka qene Zaharia te maskuar dhe me arme ne duar jane futur me dhune ne banesen e S.J. Pasi nuk kane gjetur para ata kane marre peng bashkeshorten e kryefamiljarit. Ne ikje e siper sipas akuzes Zaharia ka marre ne telefon kryefamiljarin S.J. duke i kerkuar per lirimin e bashkeshortes se tij 5 milione leke.


Pas kesaj telefonate kryefamiljari lajmeron forcat e policise te cilet ne hyrje te qytetit te Vlores ndalojne dhe arrestojne pengmarresin Habili duke liruar edhe pengun M.J. Ndersa personi i dyte qe dyshohej se ishte Zaharia mundi te ikte. Per kete grabitje dhe rrembim u denua vetem shtetasi Ermir Habili me 25 vjet burg.


Arrestohen tre hajdutet e 3144 meter kablli elektrik


TIRAN- Policia arrestoi mengjesin e djeshem tre te rinj nga Tirana qe brenda nje muaji kane vjedhur neper rruget e kryeqytetit 3144 meter kabell elektrik. Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Policise qe sqaroi se ne pranga kane perfunduar shtetasit Erli Mersini e Romeo Kollari si dhe 17-vjecari me inicialet Xh.Xh.


Ata akuzohen per nente raste te vjedhjes se kabllove. Sipas ketyre burimeve tre te rinjte qe nga data 2 gusht 2010 kishin filluar vjedhjet e kabllove elektrike nepermjet pusetave. Ndaj tyre eshte ngritur akuza e vjedhjes me shume se njehere me pasoja te renda ne bashkepunim. F.Vezaj

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›