Vazhdojnë rrëshqitjet në aksin Rrëshën-Lurë, 2 ditë i bllokuar
RRëSHEN- Vijon të jetë i bllokuar aksi Rrëshen-Lurë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. Prej mëse 2 ditësh situata mbetet e njëjtë, ndërsa mësohet se paraditen e sotme ka patur sërish shkarje të masivit të dherave.
Lagështira dhe reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar shkarje masive të dheut në fshatin Prosek. Vetëm dy ditë më parë dhjetra automjetet kanë pritur për orë të tëra pasi ishin bllokuar në rrugë, ndërsa shumë fshatra tashmë janë të izoluar.
Kjo nuk është hera e parë që ka shkarje të dheut përgjatë këtij aksi. Rastet janë shtuar së tepërmi vecanërisht këtë dimër si pasojë e reshjeve të shpeshta që janë dhe shkaku kryesor i lagështirës së tepër të tokës.
(m.a/News24/BalkanWeb)