E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, përrmbytje në Maliq, situata kritike

KORCE- Situata është kritike dhe në Maliq të Korcës. Sipas shifrave zyrtare janë rreth 3 mijë hektarë tokë sipërfaqe e përmbytur në të gjithë zonën. Pjesa më e madhe është tokë bujqësore, duke i shkaktuar kështu një dëm të konsiderueshëm fermerëve të Maliqit.

Reshjet e dendura të shiut në këto ditë kanë shtuar dhe prurjet e lumit Devoll. Sipas autoriteteve prurjet janë në nivele kritike dhe si pasojë e tyre është dëmtuar një pjesë e argjinaturës në afërsi të fshati Sheqeras. Mësohet se ende nuk ka nisur puna për riparimin e argjinaturës, pasi pritet që fillimisht të ulet niveli i ujit në lumin Devoll.
Përmbytjet në këtë zonë kanë nisur prej disa ditësh, ndërkohë që fermerët ankohen se u janë dëmtuar pjesa më e madhe e të mbjellave.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›