Vazhdon “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”

Ngjarja zhvillohet në Bjeshkët e Rugovës, kur ish-komandanti i UÇK, Samiri (Florian Agalliu), kthehet në Rugovë për të rivarrosur eshtrat e ish-bashkëluftëtarit të tij. Këtu ai fillon aventurën me Diellzën, e cila në pjesën e parë të filmit, pa dashje, ishte dashuruar në vëllanë e saj.
Filmi i takon zhanrit aksion-romancë, dhe në pjesën e dytë e tij do të paraqitet edhe aktori i ndjerë, Faruk Begolli – rolin e të cilit do ta luaj ndonjëri nga aktorët e angazhuar. Sipas Kryeziut, Begolli do të paraqitet nëpërmjet një aktori 15-vjet më të vjetër. Natyrisht, kryepersonazh edhe kësaj radhe mbetet Diellza Kolgeci, e cila tani interpreton femrën për të cilën do të zhvillohet një betejë e ashpër.
Xhirimet do të beh edhe në ë Shqipëri dhe SHBA. Filmi pritet të shfaqet në fillimin e vitit 2013.