E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naim Huruglica rizgjedhet drejtor i Doganave të Kosovës

Prishtinë, 25 gusht – Drejtori i deritashëm i Doganave të Kosovës është rizgjedhur edhe një herë në krye të këtij institucioni. Të mërkurën Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave që për drejtor të përgjithshëm të Doganave të Kosovës, të zgjidhet Naim Huruglica.
Sipas Ministrit Ahmet Shala, propozimi për zgjedhjen e Huruglicës në krye të doganave ka dal nga mesi i 18 kandidatëve.  Në konkurs për drejtor, të shpallur para 5 muajve, kanë konkurruar 13 doganierë dhe pesë persona të tjerë jashtë këtij institucioni e më pas është krijuar lista e ngushtë me tre kandidatë pretendentë për t’u zgjedhur drejtor.
Në këtë listë të ngushtë të bërë gati para më shumë se një muaji, kanë figuruar emrat e drejtorit aktual të Doganave, Naim Huruglica, Lulzim Rafuna nga departamenti ligjor i Doganave dhe Bajram Rexha nga departamenti i kufijve në Dogana.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›