Tribunali nuk ka marrë vendim ende për Haradinajn

Prishtinë, 25 gusht – Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është liruar deri në këto orë, sot, ashtu siç pritej, për t’u mbrojtur në liri kundruall akuzave për krime lufte nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës. Derisa ishte raportuar se Haradinaj pritet të lirohet të mërkurën, AAK-ja nuk i kishte mohuar këto informata, por kishte thënë se lirimi pritet të realizohet gjatë kësaj jave. Zyrtarë të AAK-së kanë deklaruar se janë duke pritur që trupi gjykues të mblidhet gjatë kësaj jave për të vendosur nëse Haradinaj do të mund të mbrohet në liri apo jo. “Kemi lajm vetëm që EULEX-i ka garantuar për sigurinë në mbrojtje në liri të z Haradinaj dhe ne presim që ai të kthehet, nuk ka ditë të caktuar, nuk e di kush e ka përmendur ditën, por janë procedura të Gjykatës që marrin pak kohë, por jemi të bindur që zoti Hardinaj shumë shpejt do të jetë në Kosovë”, është shprehur Ahmet Isufi.
As zyrtarë të EULEX-it nuk janë në dijeni për ndonjë vendim të marrë nga Tribunali, por kanë theksuar gatishmërinë për t’i ofruar siguri Tribunalit që Haradinaj të gjykohet në liri.
As zyrtarë të EULEX-it nuk janë në dijeni për ndonjë vendim të marrë nga Tribunali, por kanë theksuar gatishmërinë për t’i ofruar siguri Tribunalit që Haradinaj të gjykohet në liri.