E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon dhunimi i KQZ-së/ Votat e Fierit do numërohen në fshat, në bastionet e PD-së

kqz1Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë nga debate dje për shkak të caktimit të vendeve të numërimit të votave për qarkun e dytë më të madh në vend, atë të Fierit.

Prefekti i Fierit ka kërkuar që vendi i numërimit të votave me numër 59 të vendoset në komunën Dermenas.

Por përfaqësuesi i PS, Genc Gjonçaj, tha se KQZ po i cakton VNV-të në bastione të së djathtës duke nxitur përplasje mes palëve.

Në këtë zonë ku po përpiqemi të çojmë VNV-në, situata ka pasur përplasje të ashpra politike, madje deri në konflikte fizike. Vendosja e VNV-së në këtë zonë është në kapërcim të kritereve të ligjit. Dëgjo zoti Kosovrasti, se ti ligjin nuk pëlqen ta dëgjosh, ti pëlqen të dëgjosh politikën e militantit këtu, në kapërcim të kritereve të ligjit. Ne nuk duam që votat të numërohen fshatrave apo komunave. Ligji e përcakton qartë një gjë të tillë, tha Gjonçaj.

Por përfaqësuesi i PD, Njazi Kosovrasti, e ka pasur përgjigjen gati: Shteti është në këmbë për këtë çështje dhe do të garantojë qetësinë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›