E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënder Gjinushi: Meta kryeministër? Më mirë është Berisha

gjinushiKryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se debati që është hapur se kush duhet të jetë kryeministri i ardhshëm, Edi Rama apo Ilir Meta, është i panevojshëm, pasi forca e parë cakton edhe kreun e qeverisë.

Nëse thua që këtë forcë, që erdhi nga qeveria, do ta vëmë në krye të vendit, kjo e komprometon rëndë dhe vetë misionin opozitar. Nëse duhet të heqim Saliun për të vënë Metën, më mirë ky që është. Kjo është një gafë dhe provokim politik dhe mesazhi më i gabuar që mund të japë e majta dhe opozita në prag të zgjedhjeve, tha Gjinushi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›