Steinberg Pavaresia e hetimeve - kusht thelbesor per daljen nga kriza

shte jashtezakonisht e rendesishme per situaten e tanishme qe te nderrmeren hapat e nevojshme per te mbrojtur kushtetuten te kete nje proces demokratik dhe zgjedhje demokratike. shte shume e rendesishme qe zyrtaret e qeverise dhe kryetaret e partive te fokusohen ne pune pozitive dhe te ndertojne nje te ardhme per popullin shqiptar - tha Steinberg.
Pavaresia e hetimeve - kusht thelbesor per daljen nga kriza
Numri dy i departamentit amerikan te shtetit James Steinberg e cilesoi situaten qe po kalon Shqiperia nje kohe sfidash qe duhen fituar ne emer te se ardhmes se Shqiperise. Hapi i pare per ti fituar ato eshte hetim i pavarur dhe gjithe perfshires i ngjarjeve te 21 janarit.
Vizita ime ne Tirane behet ne nje kohe sfidash per shkak te ngjarjeve dramatike te 21 janarit. shte e rendesishme jo vetem per familjet e viktimave por per te gjithe shqiptaret nje hetim i pavarur dhe gjitheperfshires qe bazohet mbi fakte dhe qe nxjerr pergjegjesit e atyre ngjarjeve. Kushtetuta e Shqiperise parashikon nje hetim te pavarur permes Prokurorise se Pergjithshme. Prandaj eshte shume e rendesishme qe te mbrohet pavaresia e hetimeve.
Realiteti shqiptar dhe parimet e demokracise
Mesazhet e zevendessekretarit amerikan te shtetit James Steinberg ne Tirane perkojne ne kohe me nje akuza dhe kunderakuza fyerjeve reciproke te renda mes qeverise dhe opozites ne Parlament lidhur me ato qe palet i konsiderojne fakte per korrupsion dhe per shkaktaret e vrasjes se 4 personave ne demonstraten antiqeveritare te 21 janarit. Duke kritikuar kete klime James Steinberg la te kuptohet qarte se ajo nuk u sherben shpresave te njerezve per te ardhmen.
Demokraci do te thote natyrisht debat i fuqishem por edhe civil qe u sherben interesave afatgjata te njerezve. SHBA desherojne te shohin nje politike qe ecen drejt progresit dhe qe mbeshtetet ne pervojat pozitive te Shqiperise ne te kaluaren nje politike qe jep shpresa te medha per te ardhmen - tha ai ne konferencen per shtyp.
SHBA- detyra te shumta shtepie per politikanet e Tiranes
I pyetur nga DW se sa rezonance gjeti pikepamja amerikane tek autoritetet e Tiranes Steinberg tha se kishte shpresa qe hapat te nderrmeren shpejt. Ai tha se SHBA jane te shqetesuara per situaten ne Shqiperi dhe se do te vazhdojne te mbeshtesin me asistence teknike Prokurorine e Pergjithshme. Por ai shtoi se ne fund te fundit zgjidhja duhet te vije nga vete shqiptaret. Menyren sesi do te dilet nga kriza duhet ta vendosin drejtuesit politike dhe vete populli. - tha ai.
Zevendessekretari amerikan i shtetit James Steinberg theksoi nje sere detyrash shtepie per qeverine dhe opoziten qe nga mbrojtja e Kushtetutes forcimi i institucioneve te pavarura zhvillimi i zgjedhjeve lokale te lira dhe te ndershme dhe deri tek lufta reale dhe efikase kunder korrupsionit. Ai tha se mitingjet dhe demonstratat ne rruge dhe sheshe jane nje menyre demokratike per te shprehur pikepamjet por ne nje sistem demokratik nuk eshte e nevojshme per te perdorur mjete jo kushtetuese per te arritur qellime politike. Ai tha gjithashtu se situata ne Shqiperia nuk eshte e krahasueshme me ate qe po ndodh ne e vendet Lindje se Mesme pasi ne Shqiperi ka nje sistem demokratik.
Autor Ani Ruci
Redaktor PandeliPani