Tevez mund të largohet
Nga Express më 14 maj 2011 në ora 18:36
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se Carlos Tevez mund të largohet nga klubi nëse është i pakënaqur në Eastlands. Ylli argjentinas spekulohet se kërkohet nga Inter dhe Juventus, ndërsa Mancini ka theksuar se ish sulmuesi i Manchester Unitedit mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës. “Carlos ka kontratë pesëvjeçare dhe ai duhet të mbetet këtu. Sa më përket mua, nëse nuk jam i lumtur të mbetem, atëherë largohem. E njëjta vlen edhe për futbollistët. Nëse nuk janë të lumtur, është më mirë të largohen”, tha Mancini.