E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministrja australiane, në komedinë televizive

Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard, është karakteri kryesor televiziv i komedisë “At Home with Julia”, e cila është parodi e jetës së saj.

“At Home with Julia” është mini seri nga katër episode, e cila përshkruan jetën e saj private dhe lidhjen e saj me të dashurin, Tim Matheson.

Aktorja Amanda Bishop do të luajë Gillardin, transmeton AP.

Seria do të nisë transmetimin nesër në Sydney.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›