E Diel, 1 Nëntor 2026

Terapia me rreze vetem me nje aparature. Tjetra e prishur

Terapia me rreze për të sëmurët me tumore përballohet vetëm nga një aparaturë, që është ajo e kobaltit dhe është unike në shërbimin publik. Aparatura tjerët e kobaltit ka pësuar një defekt dhe sipas Shefes së Biomedikalt në QSUT, Edlira Dilaveri, mjekët onkologë kanë ndryshuar programin e punës për të përballuar numrin e madh të pacientëvë, që i nënshtrohen kësaj terapie. Ndërsa pritet, që ditën e enjte të vijnë në këtë shërbim inxhinjerët italianë për të parë dhe rregulluar defektin, që ka pësuar apatura tjetër e kobaltit.

“Momentalisht aparatura e re e kobaltit është në funksion të plotë, ndërsa e vjetra ka disa ditë që nuk punon. Pasi është bërë një diagnostikim i pjesshëm nga inxhinierët e njësisë së inxhinierisë klinike, mirëmbajtja e kësaj aparature, duhet të theksoj se bëhet nga një firmë italiane. Është komunikuar me inxhinierin e firmës dhe ditën e enjte do të vijë për një diagnostikim të plotë të aparaturës. Nëse nuk ka probleme, ndërrim të pjesëve konsumabël atëherë riparimi do të bëhet deri në fundjavë, por nëse do të ketë probleme të zëvendësimit të pjesëve pritet që nga java e ardhshme aparatura të jetë në funksionim të plotë”-tha Edlira Dilaveri, Shefe e Biomedikalit, QSUT.

Me rritjen e të prekurve nga kanceri është rritur dhe fluksi i pacientëve, që marrin terapi me rreze. Pasi nga rreth 2500 raste të diagnostikuara si të reja në vit në vendin tonë, pjesa më e madhe e tyre duke qenë se i drejtohen mjekëve në stade të avancuara, për pasojë marrin dhe seanca terapie me rreze. Këtij fluski pacientësh nga Shqipëria i shtohen dhe ata nga Kosova e Maqedonia dhe për këtë arsye dy apartuarat unike të kobaltit punojnë më shumë orë se sa norma e caktuar.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›