E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesiç në Kosovë: Bashkëpunimi rajonal, i rëndësishëm

Ish presidenti i Kroacisë Stepjan Mesiç, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi se është shumë e rëndësishme që të zhvillohet bashkëpunimi rajonal, posaçërisht në fushën e ekonomisë. Ai tha se Serbia nuk ka nevojë të njohë Kosovën, por ajo nuk duhet të pengojë që të tjerët të bashkëpunojnë me të.

Zoti Mesiç është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe zëvendëskryeministrin, Behxhet Pacolli, me ftesën e të cilit edhe është realizuar vizita e zotit Mesiç në Kosovë.

“Në rajonin tonë, ne mund ta ndhmojmë njëri-tjetrin nëse bashkëpunojmë. Serbia mund të mos e njohë Kosovën, por nuk guxon të pengojë të tjerët që bashkëpunojnë me të. As Gjermania Perëndimore nuk e ka njohur asnjëherë Gjermaninë Lindore, por Gjermania Perëndimore nuk i ka penguar asnjëherë asaj Lindore që të bashkëpunojë me vendet tjera”, ka thënë Mesiç, duke e vënë theksin tek bashkëpunimi ekonomik në radhë të parë, gjë që, sipas tij, do të mundësojë edhe bashkëpunimin në nivelet e tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›