E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scholes konfirmon qëndrimin në Man United

Paul Scholes e ka vendosur të zezën mbi të bardhë, duke nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me Manchester Unitedin deri në fund të sezonit 2012/13. Veterani anglez ishte rikthyer nga pensionimi në janar dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij, duke i ndihmuar ‘Djajtë e Kuq’ në mesfushë, edhe pse në fund nuk mundën ta fitonin titullin e kampionit.

Scholes ishte konfirmimi i parë i menaxherit Sir Alex Ferguson, i cili u bë i ditur të mërkurën. Ish përfaqësuesi anglez ishte pensionuar verën e vitit të kaluar, por u rikthye dhe tash ndihet i aftë të vazhdojë edhe një vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›