Vazhdon mbështetjen
Britania e Madhe, edhe pas ndërrimit të banorit të saj të parë në Downing Street, Nr.10, ka ritheksuar qëndrimin e përkushtuar për pavarësinë e Kosovës dhe ndihmën e pandryshuar për integrim në familjen ndërkombëtare.
“Mbështetja e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga ana e Mbretërisë së Bashkuar është e patundur”, tha Ambasadori britanik në OKB, Ser Mark Lyall Grant.
Ai tha se është e rëndësishme për Kosovën që të ndërmerren hapa në drejtim të përmirësimit të standardeve në qeverisje dhe sundim të ligjit.
Qeveria e re konservatore britanike inkurajon bashkëpunimin midis Prishtinës dhe Beogradit për çështje praktike dhe ka mbështetur thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm për “fleksibilitet dhe pragmatizëm në gjetjen e zgjidhjeve”.
“Kosova tanimë e ka vërtetuar qëndrueshmërinë e vet si një shtet i pavarur i mbështetur nga BE’ja me perspektivë europiane”, tha diplomati britanik.