EULEX: Ndalesë për truprojë, e jo për politikanë
Misioni i BE’së në Kosovë, EULEX, nuk do të provojë të ndalojë hyrjen e politikanëve serbë që hyjnë në Kosovë.
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudaljevic i ka thënë agjencisë “B92” se njoftimi kontrovers i bërë gjatë kësaj jave, i cili tani përshkruhet si “kontroll i shtuar i delegacioneve nga Serbia që vijnë në Kosovë, u referohet kryesisht personave të armatosur që shoqërojnë politikanët”.
“Hyrja në Kosovë nuk do të lejohet me armë, të cilat nuk janë aprovuar më herët dhe të gjithë personat që bartin armë pa autorizim, do të kthehen mbrapsht”, tha zëdhënësja.
“Kjo procedurë ka qenë e vendosur më shumë se një vjet më parë dhe është miratuar nga të gjitha palët e përfshira në vizitat e njoftuara paraprakisht nga zyrtarë të Qeverisë serbe dhe për vizitat e atyre që kërkojnë përcjellje policore. Presim që të gjithë t’ju përmbahen procedurave ekzistuese”, tha Gudaljevic.
“Çfarë do të doja të theksoja është se kjo i prek personat që hyjnë në Kosovë me armë si përcjellje e politikanëve, e jo qytetarët e Serbisë dhe vizitat private.
Ekziston liria e lëvizjes për vizitat private dhe ata ndjekin masat e zakonshme dhe mund të hyjnë në Kosovë lirshëm”, shtoi ajo.
Të mërkurën, EULEX’i njoftoi se kishte futur në fuqi një ndalesë të hyrjes së paaprovuar në Kosovë për politikanët dhe zyrtarët serbë.