E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon rënia e euros dhe dollarit

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan zbriti me 0,20 lekë dhe këmbehet me 82,86 lekë, ndërsa euroja zbriti në kuotën e 94,22 lekëve, ose 0,049 lekë më pak se ditën e mërkurë.

Paundi britanik zbriti me 0,14 lekë. Monedha britanike këmbehet me 109,33 lekë, ndërsa franga zvicerane u zhvlerësua me 0,15 lekë dhe këmbehet me 102,18 lekë.

Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rënie.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 82.86 -0.20
Euro EUR 94.22 -0.04
Poundi Britanik GBP 109.33 -0.14
Franga Zvicerane CHF 102.18 -0.15
Jeni Japonez (100) JPY 51.21 -0.15
Dollari Australian AUD 57.21 -0.04
Dollari Kanadez CAD 58.24 -0.13
Korona Suedeze SEK 8.53 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.41 -0.03
Korona Daneze DKK 12.61 0.00
SDR SDR 112.10 -0.57
Ari (OZ 1) XAU 330959.41 -6,911.23
Argjendi (OZ 1) XAG 4770.55 -308.08
Juani Kinez (onshore) CNY 12.19 -0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 12.18 -0.01
Lira Turke TRY 1.78 -0.01

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›