![]()
![]()
- Shqipëria (thuajse B) pësoi një humbje 3-1, por dinjitoz ën "Turf Moor" të Bernlit dhe të pestën me Anglinë në po kaq ballafaqime (katër zyrtare), por Besart Berisha u bë lojtari i dytë kuqezi që shënon kundër "Tri luanëve", pas Altin Rrakllit, po në një humbje 3-1 (në "Qemal Stafa, më 28 mars 2001).
Besart Berisha mund të konsiderohet heroi shqiptar i pjesës së parë të humbur 2-1 me Anglinë B. Sulmuesi i Hamburgut goditi shtyllën horizontale në minutën e 21 dhe realizoi golin e vetëm të përfaqësueses sonë në të 44' (asist i Alban Bushit), duke shkurtuar diferencën e dy golave të skuadrës së Meklarenit me Alan Smith (Manchester United) në të 34 (asisit i Gareth Barry, Aston Villa) dhe Stjuart Douning (Middlesbrough) që shfrytëzoi në maksimum një veprim të gabuar të portierit tonë Arjan Beqaj, i cili pretendoi për faull.
Stjuart Douning shënoi dhe golin e tretë për Anglinë falë asistit të Mjakëll Oeun (kapiteni i Anglisë). Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, madje përpara golit të parë të anglezëve në "Turf Moor", Alban Bushi humbi një mundësi të madhe goli, kur nuk e shfrytrëzoi si duhet pasin e artë të Devis Mukaj. Në minutën e 28 Berisha gjuajti në vijën e 16-shes mbi shtyllë, teksa në të 30' Besarti bëri një nga veprimet më të bukura kur dribloi me levizje të zgjura dy futbollistë njëkohësisht.
Në pjesën e dytë trajneri Oto Baric kreu gjashtë zëvendësime: Murati në vend të Mukaj (46'), Vrapi në vend të Duros (65'), Sinani në vend të Bushit (71'), Hyka për Skelën (75'), Hidi në vend të portierit Beqaj (78') dhe Ahmataj në vend të Haxhit (kapiteni i Shqipërisë në këtë ndeshje). Gjithsesi nga takimi miqësor me Anglinë (B) në "Turf Moor", trajneri Oto Baric, edhe pse pati në dispozicion një formacion me shumë mungesa (të detyruara) titullarësh, të paktën mund të thotë se fitoi dy mbrojtës: Kristi Vangjelin (Aris Selanik) dhe Blerim Rrustemaj (Borrusia Mënshegladbah II).
Një një sondazh të sitit Sky Sports përpara ndeshjes 79% besonin në fitoren për Aglinë, 14% besonin te fitorja e Shqipërisë dhe vetmë 4% kishin vendosur barazim.
Shqipëria është përballur katër herë me Anglinë në ndeshjet zyrtare dhe në gjitha takimet ka humbur. Në të katër takimet zyrtare, dy të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 1990 dhe dy për atë 2002. Sot ekipi kombëtar kthehet në atdhe për të nisur përgaritjet për ndeshjen zyrtare kundër Luksemburgut.
Skeda e ndeshjes
Anglia B: Carson, Neville (Jagielka 46), Dawson, King, Shorey (Lescott 73), Bentley (Defoe 72), Jenas, Barry (Taylor 64), Lennon (Downing 10), Owen, Smith (Dyer 64).
Lojtare te paperdorur: Green, Nugent.
Golat: Smith 34, Downing 37, 58.
Shqiperia: Beqaj (Hidi 78), Vangeli, Dede, Rrustemi, Haxhi (Ahmataj 79), Bulku, Skela (Hyka 75), Duro (Vrapi 65), Berisha, Muka (Murati 46), Bushi (Sinani 72).
Lojtare te paperdorur: Xhafa.
Golat: Berisha 44.
Shikues: 22,500.
Gjyqtar: Andrea De Marco (Italy).
Statistikat
Anglia B Statistika Shqiperia
3 -Gola- 1
2 -Pjesa e pare- 1
7 -Gjuajtje ne porte- 4
2 -Gjuajtje jashte porte- 4
0 -Gjuajtje te pritura- 2
10 -Kornet- 1
16 -Faulle -9
7 -Pozicione jashte loje- 0
0 -Karton te verdhe-0
0 -Kartona te kuq- 0
85.4 -Pasa te suksesshem- 66.9
62.2 -Zoterimi i topit - 37.8
59.3 -Zoterimi i fushes- 40.7