Popova deri me 2009 në Alemannia Aachen

- Kapiteni i U-23 të Alemannia Aachen, mesfushori vushtrrias Faton Popova ( 22 vjecar ) ka vazhduar kontraten e tij me ekipin nga qyteti mbreteror deri me 30 qershor 2009. Kontrata e tij do të jetë profesioniste dhe ai do i bashkangjitet ekipit te parë që garon në Bundesliga 2, në fillim të vitit të ardhëshem.
Ai para një muajsh ka pësuar një lëndim të rëndë, ka pësuar carje të ligamentit kryqezorë dhe do jetë jashtë fushes se lojes deri ne janar 2008.
Popova ka ardhur në ekipin e Alemannia, nga ekipi holandez Roda Krekade. Ai vitin e kaluar, ka qenë dy herë në listen e ekipit shkodran. Mirpo, në të dy herat nuk ka marrë lejen nga ekipi i qytetit të " Karlit të Madh ". Popova është shqiptari i katërt në këtë ekip, pas Avdyl Bellopojes, Shukri Pacarades dhe Clirim Bashit, ish- lojtar i Kombëtares qe momentalisht luan për skuadren e FV Speyer.
Sami Bacaj