E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon tallja e Dritan Dajtit me drejtësinë, gjykata letër Presidentit

Seanca e 139 për Dritan Dajtin, avokatët braktisin sërish gjyqin

DRITAN DAJTIJanë plot 207 seanca gjyqësore të dështuara në gjykatën e Tiranës për Dritan Dajtin, të akuzuarin për vrasjen e katër policëve në kompleksin e plazhit Iliria në Durrës dhe plagosjen e shokut të tij të ngushtë dy vjet më parë. Dajti njihet si personazhi më karizmatik i ulur ndonjëherë në bankën e të akuzuarve, i cili është shndërruar për drejtësinë shqiptare si delja e zezë pasi edhe ditën e djeshme dy avokatët e caktuar për ta mbrojtur juridikisht atë Maksim Haxhia dhe Fatmir Braka, e kanë refuzuar këtë gjë. Por jo vetëm kaq, pasi me deklaratat e tij të njëpasnjëshme duket se i shumë përfoluri Dajti e ka zënë mat drejtësinë shqiptare pasi ditën e djeshme ai ka deklaruar hapur se gjykata dhe avokatët po luajnë hapur me gjyqin ndaj tij. Ndërsa ashtu si një seancë më parë, gjyqi është zhvilluar në masa të forta sigurie ku spikasnin kontrollet e befasishme të policisë gjyqësore, të shoqëruar nga qentë anti eksplozivë
Batutat e Dajtit në gjyq
Ashtu sikundër në të gjitha seancat e mëparshme Dajti edhe ditën e djeshme nuk e ka kursyer ironinë ndaj trupit gjykues. Avokatët janë caktuar nga Gjykata, pa miratimin tim. Kodi i Procedurës thotë se caktohen nga Gjykata nuk caktohen nga Dritan Dajti. Po të merrni parasysh kërkesat e Prokurorit do të dilni shah mat zoti kryetar se deri tani shah keni dalë” i është drejtuar ai kryetarit të seancës. Më pas ai ka deklaruar nëpërmjet batutave të tij se e shikon gjyqin si një lojë mes gjykatës dhe avokatëve, një lojë e cila e ka vendosur shpesh gjyqësorin me shpatulla pas muri. Dje në seancën e 207-të të këtij procesi që duket se do të hyjë në historinë e jurisprudencës shqiptare për dështimin e të gjithë aktorëve të drejtësisë, u dogj edhe karta tjetër e gjykatës për të patur si mbrojtës të të pandehurit Dajti dy krerët e Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia dhe Fatmir Braka.
Precedenti
Sikundër seancave të mëparshme të shtyra po për këtë shkak, edhe kjo seancë u shty me të njëjtin motiv. Të gjitha manovrat e kërkuara nga drejtësia për të patur një avokat në sallë që të mbrojë Dritan Dajtin, ende nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje për kaosin e krijuar në lidhje me këtë çështje. Askush nuk flet dhe nuk jep asnjë lloj sqarimi përse ky proces në realitet është bllokuar. Me sa duket të vetmet që janë të interesuara për momentin janë mediat që nuk mungojnë në asnjërën nga seancat, ndërkohë që komunikimi mes gjykatës dhe avokatëve së fundmi është bërë përmes një reklame në mediat e shkruara të Dhomës Kombëtare të Avokatëve të Shqipërisë, që e konsideron si humor caktimin si mbrojtës të dy krerëve të kësaj Dhome për të akuzuarin Dritan Dajti.

Gjykata ndihmë presidentit Nishani për çështjen e Dajtit
I vetmi qëndrim gjatë seancës së 207-të për procesin Dajti ishte njoftimi rutinë i trupës gjyqësore se procesi shtyhet për në 5 prill, ora 9.00 dhe për të zgjidhur situatën të vihet në dijeni presidenti i Republikës Bujar Nishani në rolin e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa dhe ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi. Por në lidhje me çështjen e Dritan Dajtit ka reaguar edhe kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simoni i cili tha se gjykata pritet të ketë një mbledhje për situatën e më pas do të dilet me një version zyrtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›