FIFA i vendos ultimatum Dinamos për të paguar Ivansheviçin
Institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA, i lëshon ultimatum skuadrës së Dinamos për t’i paguar 4 mijë euro futbollistit malazez, Branimir Ivansheviç. Malazezi ka qenë pjesë e bluve në periudhën janar-qershor 2006. Klubi Dinamo i mbeti borxh 4 mijë euro futbollistit, dhe ky i fundit bëri padinën në FIFA.
Nëse Dinamo nuk paguan shumën në fjalë brenda dy javësh, atëherë FIFA do të vendosë për të zbritur automatikisht një kategori më poshtë klubin kampion.
Nëse Dinamo nuk paguan shumën në fjalë brenda dy javësh, atëherë FIFA do të vendosë për të zbritur automatikisht një kategori më poshtë klubin kampion.