Vdekja e 11 vjeçarit, Tavo: Komplikacion. Po hetohet

Ministri i Shëndetësisë, Tavo
SHKODER- Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka deklaruar sot nga qyteti i Shkodres se nje grup pune i ngritur po merret me hetimin e shkaqeve te vdekjes se 11 vjecarit, qe humbi jeten gjate nje nderhyrjeje kirurgjikale ne QSUT.
Ministri ka deklaruar se eshtë njohur gjerësisht me ngjarjen e rëndë, duke shtuar se ka dyshime të forta se vdekja u shkaktua nga një komplikacion i rrallë i njohur si hipetermia malinje, tepër i vështirë për t’u përballuar në rast se ndodh.
Sipas Tavos, ka qenë një punë e përbashkët mes mjekëve të huaj irlandezë dhe shqiptarë qe kane asistuar gjate nderhyrjes dhe sipas tij, jane pjesë e një grupi mjekësh tepër të specializuar që punojnë vullnetarisht në Shqipëri në ndihmë të kolegëve të tyre shqiptarë të fushës së Okulistikës.
Ngjarja, per te cilen mund te lexoni sot gjeresisht ne “Panorama” është denoncuar nga prindërit e vogëlushit, të cilët kanë akuzuar mjekët për neglizhencë.