E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmja e bamirësisë dhe një garë fustanesh

Dhjetra të ftuar VIP për fëmijët në nevojë. Fondacioni i drejtuar nga Liri Berisha në takimin e përvitshëm. Ku krahas bujarisë renditen dhe veshjet më të mira. Ja cilat kanë qenë zonjat më të spikatura

Ka nisur si një festë bamirësie, por është shndërruar në garën më të ethshme të veshjeve. Mbrëmja Gala e Bamirësisë, organizuar nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë, ka mbledhur si çdo vit ajkën e shoqërisë shqiptare.

Të ftuarit përveçse kanë dhënë kontributin e tyre për të ndihmuar fëmijët e sëmurë, kanë pasur rastin të përfaqësojnë denjësisht sërën e tyre, që fillimisht prezantohet nëpërmjet veshjes.

Rregulli i parë i pashkruar, por i zbatuar me përpikmëri nga të ftuarit, pati lidhje pikërisht me këtë gjë: në Ballon Gala të Bamirësisë ndalohen reptësisht veshjet Casual.

Të ftuar chic

Mbrëmjen e së shtunës të datës 20 shtator, qindra të ftuar shkelën tapetin e kuq me veshje elegante; femrat me fustane mbrëmjeje dhe mëshkujt me fustane Chic. E cilësuar si balloja e përvitshme e bamirësisë, ky aktivitet ka si qëllim sensibilizimin e biznesit dhe gjithë shoqërisë shqiptare për të ndihmuar fëmijët e sëmurë. Këtë vit nuk munguan presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, i cili shoqërohej nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, kryeministri Sali Berisha, disa prej ministrave të kabinetit qeveritar, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e shumë të tjerë.

Dress for suçess

E megjithëse qëllimi kryesor është për bamirësi, një qëllim tjetër sado sipërfaqësor është duke lulëzuar, nga viti në vit gjithnjë e më shumë e firmuar: veshja.

Madje pëshpërimat post- ballo, më tepër sesa për eventin në tërësi, kanë të bëjnë pikërisht me veshjet e njërit apo tjetrit nga të ftuarit. Sepse, nëse askush nuk mban mend kontributin material të presidentit apo kryeministrit të vendit, si zor të kenë harruar fustanin e mrekullueshëm Valentino, veshur nga presidentja e fondacionit, apo diamantët, perlat e gurë të tjerë të çmuar e kristalet Sëarovski, që zbukuronin të ftuarat.

E po kështu nëse emrat e vajzave të presiedntit mund të ngatërrohen mes tyre, vështirë të mos kujtosh fustanet e njërës, apo të tjetrës. Vajza e madhe për këtë rast zgjodhi një fustan me dizejnim leopardi Dolce& Gabbana dhe e vogla po një fustanDolce& Gabbana në një ngjyrë rozë të lehtë. Të dyja mbanin në duar kuleta të firmuara Armani dhe Guess. Ndërsa Enada At´ Nikolla vodhi vëmendjen duke i çuditur të ftuarit me ekstravagancën e saj. Por jo dhe aq për shumën ekstravagante të dredhur për bamirësi, sesa për një lajthitje në look. Në mbrëmjen e bamirësisë ajo zgjodhi të veshë fustan mbrëmjeje me vija (stiluar nga vetë Enada), duke shtuar edhe një kapele të vogël republikë në kokë. Një ndërthurje ekstravagante dhe e guximshme e llojit At´ Nikolla, që u veçua mbi të ftuarat e tjera. Por edhe shumë të ftuara jo fort të njohura në botën e modës, këtë mbrëmje ishin të veshura në lartësinë që imponon një ballo gala. Ndaj nuk ishte çudi që shumë prej të panjohurave atë natë u bënë të njohura falë fustaneve e të nesërmen u komentuan si zonjusha me fustainin e kuq flakë, apo zonja me kostumin e gjelbër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›