Ndëshkohen me gjobë magazinat
22/07/2009 Kërkohet mbajtja e saktë e librave të shitjes dhe të blerjes si dhe faturat tatimore
Peshkarexhat nuk mbajnë të dhënat reale, si pasojë problemet kthehen në treg
Tatimorët e Durrësit kanë ndëshkuar me gjobë disa magazina frigorifer të peshkut. Edhe pse nuk janë bërë ende publike emrat e magazinave të peshkimit të ndëshkuara sipas ligjit, në mesin e tyre thuhet se është edhe ajo e nënkryetarit të shoqatës së menaxhimit të peshkimit Besim Troplini. Nënkryetari Troplini ka pranuar se janë gjobitur disa magazina, pasi ato nuk kanë punuar me faturë tatimore, por ka anashkaluar subjektin e tij si të ndëshkuar. “Është normale të gjobitet një subjekt për aq kohë sa punon pa faturë tatimore, faturë e cila ligjërisht përbën detyrim për çdo subjekt nga janari i këtij viti e në vijim”,-ka thënë Troplini. Nënkryetari ka pohuar se ka anije që nuk shënojnë në librin e gjuetisë asnjë të dhënë lidhur me sasinë e peshkut të rënë në rrjetat e gjuetisë dhe kjo shmang detyrimet që ata kanë. Gjoba në raste të tilla ka shkuar deri në 300 mijë lekë dhe aktualisht bëhet fjalë për katër magazina të mëdha peshkimi. Brenda mjediseve të flotës së peshkimit në Durrës ka shtatë magazina dhe dhjetë të tjera janë jashtë territorit. Në to depozitohet peshku i freskët në disa kuintal që vjen nga gjuetia e ditës, por inspektorët e tatimeve kanë vërejtur se ata e blejnë peshkun nga anijet pa faturë dhe e sheshin në lokalet e tregut për konsumatorë me pakicë e shumicë po pa faturë. Fitimi mesatar për këto magazina shkon nga 250 lekë deri në 300 lekë për kg. Fakti që magazinat punojnë pa faturë ka shtyrë tatimorët që të ndëshkojnë me gjobë pas disa paralajmërimeve, ndërsa për gjueti në cekëtinë janë gjobitur dhjetëra peshkarexha. Pas gjobës së dhënë nga tatimorët mësohet se ka pasur reagime ngase subjektet janë interesuar të kërkojnë dhe të pajisen me fatura. Në këto magazina frigoriferike depozitohet sasi e madhe peshku për tregun vendës dhe për eksport. Marinarët e peshkimit thonë se ndëshkimi i magazinave për rastin konkret është i drejtë duke pohuar se fitimi i tyre është fiktiv. Në ditë të tilla të nxehta anijet hedhin rrjetat vetëm në thellësi 120 m ngase peshku është larguar në thellësi për shkak të temperaturave. Peshkatarët janë shprehur se të gjitha llojet e prodhimeve të detit shiten shtrenjtë krahasuar me çmimin që magazinat e blejnë nga anijet.
Çmimet e blerjes nga magazinat dhe shitjes në treg
Qefulli blihet me 150 lekë për kg dhe shitet me 300 lekë për kg
Levreku i egër blihet 750 lekë për kg dhe shitet me 1000 lekë për kg
Kerri blihet 1500 lekë dhe shitet me 2000 lekë
Dentali blihet me 750 lekë dhe shitet për 1000 lekë
Aragosta blihet për 4000 lekë dhe shitet me 5000 lekë
Spalca blihet me 1500 lekë dhe shitet me 2200 lekë
Karkaleci blihet me 300 lekë dhe shitet me 800 lekë
Merluci blihet me 450 lekë dhe 500 lekë dhe shitet me 700 lekë dhe 800 lekë
Barbuni blihet me 900 lekë dhe shitet me 1300 lekë