Egjiptianët pa kontratë zëvendësojnë marinarët shqiptar
22/07/2009 Punonjësit më kontratë kërkojnë reagim nga shteti për fenomenin e rëndë
Sektori i peshkimit në Durrës ka nisur të zëvendësojë marinarët shqiptarë me marinarë të ardhur nga Egjipti. Fenomeni është shfaqur në mënyrë jo të dukshme disa muaj më parë, ndërsa tani një numër jo i vogël marinarësh nga Egjipti kanë zënë vend në flotën e Durrësit. Krahu i lirë i punës në vendin e largët ka joshur pronarët e anijeve të peshkimit në Durrës të largojnë marinarët me të cilët kanë punuar 5, 10 apo edhe 15 e 20 vite me ta. Të larguarit kanë ende shpresë se mund të kthehen pasi i janë drejtuar dikush ndërhyrjeve tek pronari e të tjerë në institucionet përkatëse në kërkim të rikthimit në punë.
Kjo kategori marinarësh paguhen me 450 euro në muaj dhe pronarët e anijeve nuk marrin përsipër ushqimin, fjetjen apo edhe sigurimin shoqëror e shëndetësor të tyre. Marinarët shqiptarë në bazë të kontratës që kanë me pronarët e mjeteve të gjuetisë së peshkut ndajnë fitimin 60 për qind për pronarët dhe 40 për qind për marinarët. Një ndarje e tillë e fitimit dhe kërkesa e egjiptianëve për të punuar me atë pagë dhe pa asnjë kusht tjetër sigurie në punë ka bërë që pronarët shqiptarë të zgjedhin të huaj duke shtuar radhët e të papunëve në këtë sektor që përballet jo pak vështirësi në mbijetesën e saj. Ndonëse askush nuk ka marrë përsipër të shprehet hapur, ata thonë se fenomeni ka marrë përhapje të madhe dhe se radhën mund ta ketë çdo marinarë. Sipas tyre, përgjegjësi jo të vogël ka sindikata e flotës dhe organizata e menaxhimit të peshkimit, pasi ata vijojnë të heshtin lidhur me largimin e marinarëve të kualifikuar në gjuetinë e peshkut dhe të arsimuar në këtë profesion. Nga ana tjetër në sektorin e peshkimit nuk është parë asnjëherë Inspektorati i Punës dhe sipas marinarëve edhe oficerët e dispeçerisë së peshkimit mbyllin sytë përballë këtij realiteti ashtu si dhe kapiteneria. Marinarët e huaj qëndrojnë në det dhe në kalatë, por në asnjë rast atyre nuk u është kërkuar qoftë edhe formalisht ndonjë e dhënë personale.