E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati hapja e Fakultetit të Mjekësisë në Durrës

20/07/2009  Pas investimeve në spital

Krijimi i bërthamës së pedagogëve dhe lektorëve të kualifikuar në Durrës si dhe kapacitetet premtuese të spitalit të Durrësit kanë krijuar premisë për hapjen e Fakultetit të Mjekësisë. Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri Sali Berisha ditën e shpërndarjes së diplomave për studentët e këtij universiteti. 160 studentët të universitetit “Aleksandër Moisiu” kanë qenë të parët të diplomuar që nga koha e hapjes së dyerve të këtij universiteti. Ndërsa katër vjet më parë në këtë universitet u hapën 4 fakultete dhe u regjistruar rreth 1100 studentë, këtë vit akademik të porsa mbyllur kanë frekuentuar auditorët 3600 studentë në 22 degë të ndryshme duke trefishuar kapacitetin krahasuar me vitin e parë akademik. Durrësi ka të përfunduar investimin e madh të ndërtimit të infrastrukturës bashkëkohore të spitalit të Durrësit, si dhe të krijimit të repartit të kardiokirurgjisë së bashku me pavijone e reparte të tjera. Në këtë spital ka mjekë dhe kirurgë shumë cilësor si dhe dhjetëra mjekë që kanë kryer studimet pasuniversitare brenda e jashtë vendi e të tjerë me doktoraturë të mbrojtur apo në proces. Nga ana tjetër pranë Universitetit të Durrësit është hapur edhe dega e infermierisë, e cila përgatit studentë të kualifikuar. Kjo i ka dhënë shtysë deklarimit të Kryeministrit Sali Berisha të pohojë se po studiohet ideja për hapjen e Fakultetit të Mjekësisë. Berisha është shprehur i bindur dhe i vendosur në arritjen e kësaj ideje, e cila është shtruar për zgjidhje në botën akademike shqiptare dhe në radhët e pedagogëve të mjekësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›