E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: S’ka dialog, nëse Rama imponon kerkesa antikushtetuese

TIRANE- Maxhoranca dhe opozita nuk mund te ulen ne nje tryeze dialogu te presidenti i Republikes persa kohe qe Partia Socialsite vazhdon te kembengule ne kerkesen e saj per hapjen e kutive te votimit. I sapo kthyer nga Londra, ministri i Jashtem dhe njekohesisht zv kryeministri Ilir Meta , tha sot ne nje takim me gazetaret se maxhornaca nuk ka asnje problem besimi te presidenti, por jane socialistët ata qe nuk po tregohen serioze për te respektuar rezoluten e Asamblesë se Keshillit te Europes per zgjidhjen e krizes politike. Meta akuzoi Ramen se po injoron rregullat e nenshkruara nga vete ai, dhe se po synon te fuse vendin ne krize.  "Mendoj se qëndrimi i kryeministrit ka qenë tepër korrekt, dhe tepër parimor, i cili ka bërë të ditur se nuk ka asnjë lloj paragjykimi për cilindo inicion një dialog por pa dyshim është shumë e rëndësishme që dialogu të ketë në bazë të tij respektimin e Kushtetutës së vendit. Kuptohet në kushtet kur zoti Rama me kokëfortësi kërkon të vendosë një kërkesë antikushtuese kuptohet që ky lloj dialogu as nuk mund të funksionojë dhe as mund të ketë rezultat. Këtu nuk paragjykim për institucionin e presidentit por mosbesim për seriozitet e zotit Rama në përpjekje për të zgjidhur këtë krizë e cila është kryesisht krizë e opozitës, e cila i ka injoruar rregullat që ka nënshkruar vetë. Në këtë krizë zoti Rama synon të tërheqë institucionet e vendit. Ai duhet të përcaktojë saktë pozicionin e tij"(vazhdon)(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›