E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje tek Xhamlliku, ekzekutohet 30 vjecari

TIRANE-  Vrasje me armë zjarri në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet. Një person ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë rreth orës 17:00. Burime nga policia bëjnë të ditur se ende janë të paqarta shkaqet e vrasjes ndërsa sipas të dhënave nga grupi i hetimit autori njihet me pseudominim “qorri”. Mësohet se viktima Armand Hasani i përket komunitetit rom dhe është rreth 30 vjec. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që cuan në vdekjen e 30 vjecarit. Mbi 10 persona janë shoqëruar në cilësinë e personave që mund të kenë parë apo mund të dijnë dicka rreth kësaj ngjarje. Mësohet se viktima dhe autori njiheshin me njëri tjetrin , ndërsa ky i fundit e ka pritur 30 vjecarin në kohën kur po kthehej në banesë e më pas ka qëlluar me automatik në drejtim të tij. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›