E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e 7-vjeçares, MSH shkarkon Drejtorin e spitalit

Shkarkohet nga puna Drejtori i spitalit të Përmetit, Dhimitër Nasi. Shkarkimi i tij nga detyra është bërë me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, pas humbjes së jetës të një dite më parë të një fëmije 7 vjec, ndërsa është dhënë gjithashtu paralajmërim për përjashtim nga detyra edhe për mjekun pediatër të Përmetit.
 

Sipas raportit paraprak të MSH pas inspektimit në spitalin e Përmetit rezulton se për rastin e vogëlushes nuk është respektuar sistemi i referimit të pacientit për rastet e rënda, ndërsa shton se një ekip specialistësh po merren me verifikimin e rastit dhe në bazë të analizave do të merren dhe masat e nevojshme.
 

Ndërsa të shokuar familjarët 7 veçares akuzojnë bluzat e bardha të spitalit të Përmetit se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur. Gezim Beollari, xhaxhai i vajzes tha se vajzës i është dhënë valium për të fjetur gjatë ditës.
 

Ndërsa mjekët kanë pohuar se vogëlushja Era Beollari vdiq për shkak të një helmimi të rëndë. Burime nga Spitali i Përmetit bëjnë me dije se e mitura ka mbërritur në repartin e urgjencës rreth orës 04:00 të së hënës, në gjendje shumë të rëndë dhe nuk kanë mundur ta shpëtojnë vogëlushen nga vdekja.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›