E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Chavez reagojne lideret boterore

Reagimet për vdekjen e presidetit të Venezuelës, Hugo Chavez janë duke ardhur nga i gjithë globi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka ofruar mbështetje të SHBA-ve për popullin e Venezuelës dhe interesin e Uashingtonit që “të zhvillojë një marrëdhënie konstruktive me Qeverinë e Venezuelës”.

Presidenti i Bolivisë, Ivo Morales, njëri nga aleatët më të ngushtë të Chavez-it, tha se “Chavez tani është më i gjallë se kurr më parë”.
Per Fidel Kastron, Chavez ishte si djali i tij. “nga ana e kubes, une saktesoj se do te kete gjithmone nje besnikeri te perjetshme ne memorjen e komandantit president.

Sekretari i i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i ka shprehur “ngushellimet më të thella” për popullin e Venezuelës, ndërsa ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin e ka quajtur Chavezin si “politikan të madh”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›