Vdekja e Kacinskit. Varshava akuzon Rusine

Një vit pas tragjedisë ajrore në Smolensk ku humbi jetën presidenti polak dhe 95 zyrtarë të lartë Varshava fajson palën ruse për aksidentin fatal . Komisioni i Qeverisë polake flet për gabim njërëzor, por shton se pajisjet defektoze dhe komunikimi i dobët i stafit të Rusisë në tokë, kanë kontribuuar në rrëzimin e aeroplanit, në bordin e të cilit ndodhej dhe presidenti i Polonisë, Leh Kacinski.
Kreu i Komisionit, kolonel Robert Benedikti, tha para gazetarëve se sistemi i ndriçimit në aeroportin rus të Smolenskut ka qenë i dobët dhe rusët u kanë dhënë udhëzime të gabuara pilotëve në kabinë.
Presidenti Leh Kacinski, gruaja e tij, Maria, dhe dhjetëra zyrtarë polakë humbën jetën kur aeroplani u rrëzua gjatë përpjekjeve për tu ulur në pistën e aeroportit. Një raport i mëparshëm i hartuar nga ekspertët rusë kishte theksuar gabimin e kontrollorëve polakë si arsye të vetme të fatkeqësisë, çka u prit jo pa zemërim në Poloni. Ndërsa publikimi i raportit më të fundit pritet të acarojë marrdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
Azhornuar së fundi ( e premte , 29 korrik 2011 )