Vllaznia ne krize Josa Presidenca te jape garanci

Ditët e bukura, kur flitej për kalime turesh në Ligën e Europës dhe objektiva madhorë në Superligë duket se kanë përfunduar për Vllazninë. Në prag të sezonit të ri skuadra shkodrane ndodhet përballë paqartësive financiare, ndërsa ka humbur pjesë të rëndësishme të saj, një situatë që trajneri Mirel Josa e kishte parashikuar më parë. Gjithsesi, tekniku shprehet se pret të takojë presidentin e skuadrës Valter Fushaj për të mësuar më mirë planet e të ardhmes.
“Po presim çfarë do të bëhet për faktin sepse skuadra u ndërtua vetëm për Evropë dhe isha I sigurt se do vinte gjendja në këtë stad që jemi ne”- tha Josa.
Ndërkohë në kampion shkodran vijnë lajme të këqia. Tre shtylla të skuadrës si Vioresin Sinani, Ilir Nallbani dhe Abraham nuk janë më në dispozicion të Josës, ndërsa dhe pozita e teknikut duket e lëkundur. Trajneri kërkon siguri megjitëhse sipas tij klubi është vonë në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
“Më intereson sigurimi i financave për vazhdimësinë e kampionatit dhe vazhdimësia që do i jepet lojtarëve që do të vijnë në skuadër. Më intereson që këto probleme të mbyllen sa më shpejt sepse nuk kemi kohë”- tha Josa.
Vllaznia e mbylli sezonin e shkuar në vendin e tretë, ndërsa u eliminua në turin e dytë paraeliminator të Ligës së Europës.