E Diel, 1 Nëntor 2026

McLlwham: Duhet rezultat konkret për reformën zgjedhore

“Patjetër që është një hap shumë i rëndësishëm që tani kemi një bashkëpunim për reformën zgjedhore, por duhet rezultati konkret dhe shpresoj që të gjithë do të bëjnë diçka konkrete për të avancuar në këtë drejtim në respekt të Shqipërisë në rrugën e saj për në Evropë”, ka deklaruar ajo.

Lidhur me partitë e vogla që kanë ngritur disa probleme për përfaqësimin e tyre dhe se sa do të ndikojë diplomacia angleze në këtë drejtim, ambasadorja McLlwham u shpreh, se “për këtë çështje nuk mund të përgjigjem në detaje sepse për këtë ka një grup që është i angazhuar për çdo gjë dhe se është e rëndësishme tani që përfaqësuesit e të gjithë partive kanë mundësi për të biseduar për këtë problem dhe më pas të propozojnë zgjidhjen e tij.” Ambasadorja ka zhvilluar një takim me kryetarin Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka si dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak. /Start/

                                                                                             2011-12-20 15:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›