Vdekja e Klosit, Berisha: Humbje e madhe për letrat
Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllimet familjes së publicistit të njohur Ardian Klosi. Përmes një mesazhi drejtuar familjes së Klosit, kryeministri Berisha shprehet se ndarja nga jeta e Ardianit është një humbje e pakompensueshme për familjarët, por dhe një humbje e madhe për letrat, publicistikën dhe shoqërinë civile shqiptare, të cilat humbasin një personalitet të shquar të tyre.
“Ndarja tragjike nga jeta e njeriut tuaj më të dashur më ka pikëlluar thellë dhe duke ndarë me ju këtë dhimbje, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ndarja nga jeta e Ardianit, njeriut tuaj më të dashur, është një humbje e pakompensueshme për ju, por dhe një humbje e madhe për letrat, publicistikën dhe shoqërinë civile shqiptare, të cilat humbasin një personalitet të shquar të tyre. Në këto ditë zie për ju, unë i lutem Zotit që shpirti i bashkëshortit, babait dhe njeriut tuaj më të afërt, të gjejë paqen e merituar” shton Berisha