E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Svoboda: Përfundim sa më të shpejtë të reformës zgjedhore

Përfundim sa më të shpejtë të reformës zgjedhore. Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë për Shqipërinë eurodeputeti austriak Hanes Svoboda, Kryetar Grupit Socialist në Parlamentin Europian, gjatë një takimi me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.
 

Duke vlerësuar progresin e bërë në 12 proritetet e Bashkimit Europian, Svoboda ka theksuar se Shqipëria duhet të përshpejtojë reformat e nisura.

Në këtë kontekst Eurodeputeti austriak, ka vënë theksin në forcimin e dialogut politik mes palëve. Nga ana tjetër zoti Meta është shprehur se Shqipërisë i duhet konstruktivitet politik.
 

Më herët zoti Meta është takuar në Bruksel edhe me kreun e delegacionit të PE për Shqipërinë Eduard Kukan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›