Minatorët, dy ditë afat për marrëveshje ACR-së, përplasen më policinë
(E PERDITESUAR)- Tre prej minatorëve, të cilët kane marre pjese ne greven e turise, kane perfunduar ne spital, pas dhunes se ushtruar nga ana e policise.
###
Pas përfundimit të mbledhjes së tyre, minatorët janë tubuar para ambienteve të ACR-së për të protestuar. Ata kanë ndaluar hyrjen e disa lëndëve drysore, çka ka bërë që situate të acarohet dhe të kalohet në përplasje fizike mes minatorëve dhe policisë.
Kreu i Sindikatës, Kolë Nikolla, ka thënë se punonjësit e policisë kanë ushtruar dhunë edhe ndaj disa grave që kanë qenë në protestë.
###
Minatorët kanë vendosur që tëp resin edhe sot dhe nesër arritjen e një marrëveshje të mundshme me kompaninë ACR. Në rast të kundërt, ata janë shprehur se do të rifuten në grevë urie, ndërsa do të përshkallëzojnë protestat e tyre.
Minatorët kishin lënë afat deri në mesditën e sotme për ACR-në, por e kanë shtyrë atë, duke i dhënë kohë kompanisë austriake edhe një ditë tjetër.
Në rast se nuk arrihet edhe këto dy ditë marrëveshja, atëherë ata do të nisin grevën e tyre.
