Arrestohen snajperat serbë që luftonin për Gadafin
Kryengritësit në Libi kanë njoftuar se kanë arrestuar 5 serbë, të cilët dyshohen se janë snajperistë që kanë luftuar për Gadafin.
Kemi arrestuar 5 serbë të cilët thonë se janë punëtorë ndërtimi, por ne mendojmë se ata janë snajperistë pro-Gadafi. Ata janë të sigurtë dhe brenda aeroportit ndërkombëtar, ka thënë njëri prej kryengritësve, Ahmed Mehdi, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP, transmetoi indeksonline.
Mehdi ka thënë se kryengritësit po sigurojnë rrugën që çon drejt aeroportit, dhe e cila për momentin kontrollohet nga ta, por po sulmohet nga forcat e Gaddafit.
Kryengritësi ka pohuar se kanë arrestuar edhe të tjerë luftëtarë afrikanë që kanë luftuar me para për Gadafin. Edhe më herët është raportuar se ka mercenarë serbë që kanë shkuar për të luftuar për regjimin diktatorial të Gadafit.