E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e kaluan natën në Jarinjë

Serbët në veriun e Kosovës e kanë kaluar natën në Jarinjë. Ata gjatë së martës kishin penguar punëtorët të cilët po punojnë në rregullimin e pikës kufitare në Jarinjë.

E nuk i ka penguar as i ftohti dhe shiu që të qëndrojnë tërë natën në Jarinjë, raportojnë mediat serbe.

Serbët e veriut i kanë dërguar letër presidentit Tomislav Nikoliq dhe kryesminitrit Ivica Daçiq, për të shpjeguar marrëveshjet në Bruksel./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›