E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mendimi i pakices: Kerkesa per referendum, legjitime

Vendimi i shumices se marre ne Gjykaten Kushtetuese per kerkesen e LSI-se, si grup nismetar per zhvillimin e nje referendumi te pergjithshem kunder ndryshimeve ne kushtetute, u kundershtua nga disa anetare te gjykates. Anetaret, si Sokol Berberi, Sokol Sadushi dhe Fehmi Abdiu ishin te mendimit se kerkesa e bere nga grupi nismetar eshte legjitime. Sipas ketyre anetareve, pala e ankuar pretendon cenim te se drejtes kushtetuese per realizimin e procedurave per nje referendum te pergjithshem, ka shteruar te gjitha mjetet per realizmin e kesaj te drejte dhe se ky grup eshte, potencialisht, mbrojtes i te drejtave thelbesore kushtetuese qe rrjedhin nga neni 150 i Kushtetutes. Pakica eshte e mendimit, se KQZ ka cenuar te drejten legjitime te kerkuesit per zhvillimin e referendumit. E drejte kjo qe sipas anetareve te gjykates, bazohet ne Kushtetute dhe Kodin Zgjedhor. "Grupi nismetar, ka kerkuar te ushtroje te drejten e tij ligjore, duke kerkuar fillimin e procedurave per nje referendum te pergjithshem", vleresojne tre anetaret e Gjykates Kushtetuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›