"Gati unaza rrugore verilindore e juglindore"
Kryeministri Sali Berisha inauguroi dje, nisjen e punimeve per sistemimin dhe asfaltimin e rruges Kukes-Shishtavec, 28 kilometra, investim i buxhetit te shtetit me vlere 4 miliard leke. Sipas kreut te qeverise, kjo eshte nje nga zonat me potencialin me te madh turistik ne te gjithe qarkun e Kukesit dhe ne Shqiperi. "Rruga e re, do te lehtesoje arritjen e tregjeve per fermeret e kesaj zone te njohur per prodhimin e patates, nder me te mirat ne vend, por edhe ne Evrope, te cilet, per shkak te mungeses se rruges, kane veshtiresi per te gjetur tregun", tha kryeministri, duke shtuar se
fitoren ne zgjedhjet e 28 qershorit do ta festoje me inaugurimin e premtimeve elektorale, si menyra me e mire e fitores. Gjate vizites se djeshme, kreu i qeverise
inspektoi edhe ecurine e punimeve per ndertimin e rruges Kukes-Diber, nje investim i buxhetit te shtetit me vlere 10 milion dollare. "Kjo rruge, lidh 6 komuna te ketyre zonave, me potenciale jo te pakta blegtorale, por pak me tutje sjell me afer malin me te larte te Shqiperise dhe nje prej maleve me te pasura, malin e Korabit dhe e ben ate te disponueshem per te gjithe shqiptaret", vijoi ai, duke e cilesuar si nje nga segmentet me te rendesishme te unazes rrugore verilindore dhe juglindore te vendit. Sipas kryeministrit, po punohet edhe ne segmentin Krume-Kukes dhe Kukes-Peshkopi dhe se shpejti fillon segmenti tjeter Gjorice - Studen per te lidhur Peshkopine me Librazhdin. "Qeveria do te beje cdo perpjekje per te luftuar varferine, permes krijimit te mundesive me te medha zhvillimore ne zonat e varfra dhe punesimit. Keto jane zona shume te bukura, te cilat do te marrin nje gjalleri te papare me fillimin punimeve te hidrocentralit te Skavices", premtoi Berisha.
Lufta
Kryeministri Sali Berisha, premtoi dje se qeveria e tij do te hape me perparesine me te madhe luften kunder varferise. Ai premtoi rritje te pagave dhe pensioneve ne menyre te ndjeshme ne zonat e varfra.