Pelegrinazhi i Pavaresise
Nga Petrit Selimi
Kur Kryeministri Hashim Thaci vjet shpalli Pavaresine, u perqafuam duke qare me lot gezimi ne shtepite tona me ata qe i duam me se shumti, e me vone u perqafuam duke qeshur midis sheshit me ata qe kurre nuk i kemi pare me heret. Duhet te pranoj se deri para dy ditesh nuk ndjeja entuziazem te theksuar per pervjetorin e pare te Pavaresise. Moti i ftohte i ketyre diteve, situata jo edhe aq ekzaltuese e politikes ditore dhe lodhja me festat uniforme kosovare qe perbehen nga shume alkool, fisheke e fishekzjarre dhe aksidente trafiku, pa ndonje koncept apo regji qe promovon nje rrefim te caktuar, ndoshta qe te gjitha kontribuuan ne zbehje te interesimit per festim. Dita kalendarike e 17 shkurtit ne mes te dimrit ashiqare nuk eshte edhe me e pershtatshmja per festa kombetare.
Kjo ishte e vertete deri dje kur papritmas deshmova nje skene ne nje rruge ne qender te Prishtines. Pash dy automobila gjermane me targa gjermane, mbushur me familjare nga Kosova. Ishin mbushur valixhe, qese dhe femije te bukur me faqe te skuqura qe zgurdullonin syte duke shikuar rreth e per qark qytetin te cilin e identifikojne me pushimet vjetore. Automobilat ishin zbukuruar me flamuj kosovare, nga aso qe po ngjiten anash dritareve te kerreve. Nuk pergjova qellimisht se c'po flisnin, por ja qe degjova muhabetin qe po benin keta njerez te entuziazmuar. Nuk kishin qene vitin e kaluar per shpallje te Pavaresise dhe sivjet mezi kane pritur te bejne Pelegrinazhin e Pavaresise drejt atdheut, t'i bashkohen festes kombetare.
Mu aty dhe atehere me rroki nje melankoli e momentit.
Sot para nje viti ndjenjat tona na bene te qajme e te qeshim. T'i kujtojme te ndjeret te cilet nuk e priten Diten dhe t'i gezohemi femijeve te cilet nuk do te dine se cka eshte lufta dhe okupimi. Sot para nje viti ishim te ngazellyer me dashuri ndaj njeri tjetrit.
Kur Kryeministri Hashim Thaci shpalli Pavaresine u perqafuam me lot gezimi ne shtepite tona me ata qe i duam me se shumti dhe me vone ne shesh u perqafuam me ata qe kurre nuk i kemi pare me heret.
Sot para nje viti, nuk ishim ne gjendje te urrenim me.
Per Shpallje te Pavaresise u frikuam se Serbet do te provokonin, se nuk jemi ne gjendje te ruajme paqen dhe sigurine, se do te kete eksese politike dhe incidente qe do te raportohen nga qindra gazetare te entuziazmuar per cfaredo lajmi nga Kosova. E kunderta u be.